Loading…

Zyrtare: Shtyhen edhe dy ndeshjet e tjera të Kosovës

  • 25/03/2020 | 17:54

Zyrtare: Shtyhen edhe dy ndeshjet e tjera të Kosovës

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar për shtyerjen e ndeshjeve të Kosovës ndaj Sllovenisë dhe Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.


Federata Europiane e Hendbollit ka përgatitur një plan për vazhdimin e garave evropiane që kanë mbetur në gjysmë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përmes një komunikate, EHF’ja ka njoftuar se nuk ka një datë të saktë se kur do të vazdojnë garat. Por plani parasheh vazhdim të mundshëm të garave në fillim të qershorit.

Kjo nënkupton që ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat) me Slloveninë dhe Gjermaninë nuk do të luhen sipas planit. Ndeshja Kosovë – Slloveni është dashur të luhet më 27 maj në Prishtinë, ndërsa ajo Gjermani – Kosovë më 31 maj në Gjermani.

Më herët është marrë vendimi që të shtynen dy ndeshjet me Bjellorusinë që është dashur të luhen këtë muaj. Plani është që të gjitha këto katër ndeshje të luhen në formë turneu, në javën e parë të qershorit, prej të mërkurës deri të dielen, njofton FHK.

“Raundet prej 3 deri në 6 të kualifikimeve për Euro 2020 në konkurrencë të femrave do të luhen në formë turneu me të gjitha ndeshjet në një vend (prej të mërkurës deri të dielen, në javën e parë të qershorit)”, shkruan në vendim.

EHF-ja ka lënë të hapur mundësinë që në rast të pezullimit të ndeshjeve, rezultati i raundeve të deritashme të vlejë si përfundimtar. Vendimi eventual për të anuluar ndeshjet e javës së parë të qershorit duhet të merret më së largu më 15 maj.

“Nëse raundet nuk mund të luhen dhe ndeshjet anulohen, rezultatet nga raundet e kompletuara tashmë, do të llogariten për kualifikim të mëtutjeshëm, pas konfirmimit nga EHF”, thuhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të EHF’së.

Kampionati Europian U20 (meshkujt), Divizioni B, ku do të marr pjesë edhe Kosova, është shtyrë nga fillimi i korrikut për gusht (13 – 23 gusht). Kosova U20 do të marr pjesë në Europianin në Letoni.

“Situata aktuale e bënë të pamundur që të zhvillohen gara të hendbollit në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti I EHF-së, Michael Wiederer. “Jemi të vetëdijshëm se skenari për të vazhduar me gara në qershor varet nga zhvillimi i situatës me koronavirus”, ka shtuar ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë