Loading…
ZYRTARE: Juventusi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Ajaxit
  • 15/04/2019 | 20:07

ZYRTARE: Juventusi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Ajaxit

Skuadra e Juventusit ka publikuar listën zyrtare me futbollistët e ftuar për ndeshjen çerekfinale ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë kishte përfunduar me rezultatin 1-1 dhe Juventusin i pret një punë e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri, nuk do të mund të llogarit në Giorgio Chiellinin dhe Mario Mandzukicin, të cilët do të mungojnë në këtë ndeshje.

Kurse, lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër” është rikthimi në i Emre Can, Douglas Costas dhe Sami Khediras.

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Juventusit dhe Ajaxit zhvillohet nesër(e martë) me fillim prej orës 21:00 dhe më poshtë mund ta shihni listën me futbollistët e ftuar nga Allegri për këtë ndeshje./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë