Loading…

Zjarr i madh: Digjet një restorant në Gërmi

  • 18/01/2020 | 15:16

Zjarr i madh: Digjet një restorant në Gërmi

Një zjarr i madh ka kapluar një objekt tek parku i Gërmisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar foto dhe video në redaksinë tonë, ku kanë deklaruar se zjarri i madh ka kapluar një objekt të pashfrytëzuar që më herët kishte shërbyer si restorant.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Po tash sa jemi informuar, lajmi i parë është se një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri”, tha Krasniqi përmes telefonit për Metron.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes ku po merren me rastin.

Metro më poshtë ju sjellë pamjet e dërguara nga lexuesit tonë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë