Loading…

Zharku i kishte ikur EULEX’it duke u arratisur në Suedi, por tani e pëson keq

  • 14/12/2019 | 23:14

Zharku i kishte ikur EULEX’it duke u arratisur në Suedi, por tani e pëson keq

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i kishte ikur policisë se EULEX’it në vitin 2012, për tu arratisur drejt Suedisë në mënyre që ta shmangte dënimi prej tri vitesh burgim, ai atje kishte jetuar pa ndonjë problem sepse Kosova nuk kishte marrëveshje ndërshtresor me Suedin. Duke menduar qe ia ka hedhur ligjit, Zharku e ka pësuar keq, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Zharku ishte dënuar nga EULEX’i me 3 vjet burgim për veprat penale detyrim, pasurim të paligjshëm dhe armë mbajtje pa leje, kurse qysh nga arratisja e tij kishte jetuar në Suedi e në disa raste ka marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Pasi ishte akuzuar, ai kishte ikur për në Suedi, pasi i cili kishte edhe nënshtetësi Suedeze, ai qëndroj atje deri sa iu parashkrua dënimi me burg.

Zharku, kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore me Suedisë dhe Kosovës.

Më 7 qershor të vitit 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.

Këtë liri, për tu kthyer në Kosovë, pa e kaluar asnjë ditë në burgun e Kosovës, përkundër denimit, ia kishte mundësuar Kodi Penal i Kosovës.

Neni 108 i Kodit Penal të Kosovës ka paraparë afatet e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit e pika 1.5 e paragrafit 1 të këtij neni parasheh se “dënimi nuk mund të ekzekutohet kur kanë kaluar 3 vjet nga dënimi me burgim me mbi 1 vit”, ndërsa pika paraprake ajo 1.4 parasheh se “dënimi nuk mund të ekzekutohet kur kanë kaluar 5 vjet nga dënimi me mbi 3 vjet burg”.

Këtë vakum ligjorë e kishte shfrytëzuar për mrekulli Zharku.

Nga viti 2018 Zharku kishte jetuar lirshëm në Kosovë duke menduar që nuk do të arrestohej më, për shkak të vjetërsisë së lëndës.

Por sot Zharku është befasuar për të keq, pasi që ish-Kryetari  i Kaçanikut,është arrestuar nga Njësia për Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt,

Veprat penale të cilat rëndojnë mbi Xhabir Zharkun janë: ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe ‘ushtrimi i ndikimit’, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën Metro.

Veprat për të cilat është arrestuar, Zharku i ka kryer në vitin 2010 në Kaçanik, konfirmon Policia e Kosovës./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë