Loading…

VV’ja vazhdon ta fajësojë Presidentin Thaçi për dështimin e koalicionit me LDK’në

  • 18/01/2020 | 22:10

VV’ja vazhdon ta fajësojë Presidentin Thaçi për dështimin e koalicionit me LDK’në

Vetëvendosje nuk po arrijnë të bëj marrëveshje me LDK’në, për formimin e Qeverisë, e për këtë po akuzojnë presidentin Thaçi, transmeton Gazeta Metro.


Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënës se presidenti Thaçi po dëshiron të krijoj huti të qytetarët duke qenë i anshëm.

“Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë”, ka shkruar Nagavci

Sipas Nagavcit, çështjet ligjore janë të qarta dhe në këtë formë presidenti nuk e ka në nevojë që të ndërhyjë.

Ttuje, Nagavci thotë se ose duhet të ketë qeveri të mandatuar nga Vetëvendosje, ose zgjedhje të reja.

“Pra nuk ka mundësi për zgjidhje tjera. Qeveri të mandatuar nga LV! sipas kësaj që u tha ose zgjedhje të reja. E në interes të vendit është themelimi i institucioneve dhe fillimi i punës për çkapjen e shtetit, për luftimin e krimit e korrupsionit, për zhvillimin e vendit, pra është Qeveria Kurti”, ka pohuar Nagavci.

Statusi i plotë i Arbërie Nagavcit:

Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë.

Përkundër deklaratave dhe interpretimeve të ndryshme në lidhje me formimin e qeverisë, Kushtetuta e përcakton se të drejtën për të propozar mandatarin për formimin e qeverisë e ka vetëm LV!

”Presidenti cakton mandatarin për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”. (Kushtetuta e R.K. neni 84, parag.14).

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka zgjidhur dhe çështjen e shumicës së Kuvendit, e cila sipas interpretimit i takon LV! e cila ka të drejtën që t’i propozojë kandidatin për mandatar, Presidentit të Republikës. Presidenti mund të dekretojë mandatarin, vetëm pasi kjo të ketë ndodhur.

Më tutje Kushtetuta përcakton se , “nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.” (Neni 95 parag.4)

Pra çështja është e qartë dhe nuk ka nevojë që Presidenti i vendit të bëj presion apo të krijoj huti në kuptim të të drejtës për të propozuar mandatarin. Edhe në rastin e parë sikundër edhe në rastin e dytë, e drejta e propozimit të mandatarit i takon vetëm Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa sa i përket afatit kohor për propozimin e emrit të mandatarit të parë nga ana e LV!, Kushtetuta është e heshtur.

Ky është argumenti i parë dhe i pakontestueshëm, kurse në favor të këtij interpretimi shkon edhe veprimi praktik i Presidentit, kur pas dorëheqjes së z.Haradinaj, iu drejtua z.Veselit si të parit të PAN-it për të propozuar kandidatin për kryeministër. Përgjigja ishte negative dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Pra nuk ka mundësi për zgjidhje tjera. Qeveri të mandatuar nga LV! sipas kësaj që u tha ose zgjedhje të reja. E në interes të vendit është themelimi i institucioneve dhe fillimi i punës për çkapjen e shtetit, për luftimin e krimit e korrupsionit, për zhvillimin e vendit, pra është Qeveria Kurti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë