Loading…
Vushtrria mposht sërish Prishtinën, kalon në finale
  • 15/05/2019 | 19:39

Vushtrria mposht sërish Prishtinën, kalon në finale

Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të plejofit të Superligës së Kosovës. Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.


Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur të shtunën në Vushtrri me rezultat 26:19. Kështu Vushtrria me dy fitore kalon në finale.

Vushtrria përfundoi stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.

Të mërkurën më efikasja te Vushtrria ishte K. Avdiu me 6 gola, ndërsa A. Kelmendi realizoi 5 gola. M. Sefedini e Q. Berisha shënuan nga 4 gola për Prishtinën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë