Loading…

Vucic: Nuk do ta kemi të lehtë as ne e as amerikanët të arrijmë marrëveshje me Kosovën

  • 21/01/2020 | 16:40

Vucic: Nuk do ta kemi të lehtë as ne e as amerikanët të arrijmë marrëveshje me Kosovën

Linja Beograd-Prishtinë është një ndër çështjet shumë të rëndësishme që është biseduar gjatë dhe është gjetur një zgjidhje kompromisi mes dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.


Kështu po e cilëson presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili po thotë se linja e re Prishtinë-Beograd, nuk mund të konsiderohet nga askush se Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës me këtë veprim.

“Jam mirënjohës për energjinë dhe mundin nga Grenell dhe O’Brojan, nuk do të jehte e lehtë as për ne e as për amerikanet që ta bëjmë të gjithë këtë, jam mirënjohës edhe për interesimin e Presidentit Trump”, ka thënë Vucic në Davos, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ka thënë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje rreth kësaj çështje, ai ju ka adresuar edhe qytetarëve duke ju thënë se sa e rëndësishme e të vështira janë bisedimet dhe marrëveshjet me Kosovën.

“Do të jetë shumë e vështirë të arrihet çfarëdo marrëveshje rreth kësaj çështje, dua që qytetarët ta dinë se sa është e rëndësishme dhe e vështirë”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA’ve të reagojë duke e quajtur si një ditë historike nënshkrimin e kësaj marrëveshje../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë