Loading…

Vjeshtë e freskët e me shi: Ja ku do të ulen temperaturat

  • 23/10/2019 | 22:52

Vjeshtë e freskët e me shi: Ja ku do të ulen temperaturat

Në fund të kësaj jave, temperaturat në vendin tonë pritet të pësojnë ulje, dhe të fillojnë reshjet e shiut, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë