Loading…

Vitia zbulon arsyet e shkarkimit të Bordit të SHSKUK’së nga Albin Kurti

  • 29/03/2020 | 17:32

Vitia zbulon arsyet e shkarkimit të Bordit të SHSKUK’së nga Albin Kurti

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar rreth shkarkimit të Bordit të SHSKUK’së gjatë ditës së djeshme nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Vitia ka treguar arsyet e këtij veprimi, për të cilin ka thënë se tash e një kohë bordi ka qenë jofunksional dhe për këtë arsye janë marrë masa për emërimin e bordit të ri.

“Bordi një kohë tash e tutje ka qenë jo funksional dhe kjo ka qenë arsyeja e bordit të ri dhe është e domosdoshme një bord funksional dhe do të jetë në fokus e gjithë situata”, ka thënë Vitia.

Ai tutje ka njoftuar se janë porositur teste të reja lidhur me koronavirusin, për të cilin thotë se është i sigurtë se ky numër i të prekurve do të vazhdojë të rritet, ndërkohë që shton se asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i privilegjuar për këtë llloj testimi.

“Janë bërë porositë e testeve të reja dhe në një takim që kemi pasur jemi dakorduar që të ngrisim kapacitetet e rritjeve të testimit dhe kjo i takon profesorit që ta bënë këtë gjë. Me rritjen e numrit të testeve unë jam shumë i sigurt qe numri do të vazhdon. Asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i priveligjuar në këtë rast”, ka përfunduar Vitia. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë