Loading…
Video që tregon shpejtësinë marramendëse të Lirim Kastratit
  • 12/06/2019 | 15:03

Video që tregon shpejtësinë marramendëse të Lirim Kastratit

Lirim Kastrati ka mahnitur të pranishmit në ‘Fadil Vokrri’ me paraqitjen e tij kundër Turqisë U21, transmeton Gazeta Metro.


Mbrëmë, Kosova U21 shënoi fitore 3:1 ndaj Turqisë U21 në kualifikueset e Evropianit U21, transmeton Insporti

Lirim Kastrati ishte më i dalluari te Kosova, teksa shënoi njërin prej tre golave të ekipit të Rafet Prekazit.

Në një moment gjatë ndeshjes, futbollisti i Lokomotivës mahniti me shpejtësinë e tij gjatë një kundërzbritje të “Dardanëve”.

Kastrati pranoi një top të mirë dhe u nis në drejtim të portës pasi arriti ta shmangë mbrojtësin kundërshtar në duel shpejtësie, mirëpo portieri i turqve e vërejti shpejtësinë e tij dhe doli më herët duke intervenuar.

Më poshtë keni edhe golin e tij nga fitorja 3:1 e “Dardanëve”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë