Loading…

Vetëm me akull mund të kuptoni brenda 30 sekondave nëse keni probleme me zemrën

  • 14/12/2019 | 22:11

Vetëm me akull mund të kuptoni brenda 30 sekondave nëse keni probleme me zemrën

Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet më të shpeshta me të cilat mund të përballen njerëzit në kohët e sotme, e për t’iu shmangur këtyre sëmundjeve, ekzistojnë mënyra të ndryshe për të zbuluar nëse ju keni probleme, madje në kushte shtëpie, transmeton Gazeta Metro.


Si për çdo pjesë tjetër të trupit që nevojitet të kujdesemi për të pasur shëndet të mirë, zemra luan rol të rëndësishëm sa i përket kësaj.

Ndërkaq, ju mund të kuptoni vetëm brenda 30 sekondave nëse keni problem me zemrën ose jo.

Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart.

Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli.

Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini 30 sekonda.

Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet e mundshme janë këto:

1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak.

Nuk ka asgjë që nuk shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2. Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë mavi), duhet të shqetësoheni paksa. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut nuk është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.

Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale.

Në rast se kjo nuk ndodh, e mira është të lini takim me një mjek. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë