Loading…
Veseli: S’më intereson cila është vështirësia, vendimi i sotëm vlen për të gjithë zyrtarët e PDK-së
  • 19/06/2019 | 21:49

Veseli: S’më intereson cila është vështirësia, vendimi i sotëm vlen për të gjithë zyrtarët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth vendimeve të fundit sa i përket lirimit nga detyra të zyrtarëve të këtij subjekti partiak të cilët janë të përfshirë në aktakuza për korrupsion.


Veseli në Zonën B të Klan Kosovës, ka thënë se është i vendosur dhe është zotuar se këtij procesi do t’i shkojë deri në fund.

”E kam pritur këtë moment. Jam i vendosur. Në sakrifica e kemi fituar lirinë kemi dhënë shumë e nuk kemi ndërmend me humb lirinë në rrethana të paqes për shkak të egos dhe veprimeve të neveritshme nga kush do qofshin ata”.

”Në një proces me mijëra qytetarë që kam takuar iu kam treguar se nuk kemi ndërmend ta humbim Kosovën.  Në këtë pjesë jam i zotuar të shkojë deri në fund, nuk është e lehtë sfida, besimi i atyre njerëzve rreth 5000 njerëz që mezi i zinte salla në Konventën e PDK-së”.

”Unë nuk besoj që dikush është me i vendosur se unë për të mirën e vendit. Jam shumë i vetëdijshëm dhe shumë i vendosur, do t’i shkojë deri në fund. Nuk ka rrugë tjetër, s’ka opsion tjetër. Ky vend ka nevojë për më shumë shpresë, të rinjtë tanë kanë nevojë për më shumë besim”.

”Deklarata ime në Konventë është zëri i çdo anëtari i PDK-së, do të ecim shumë përpara me një vizion të qartë, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pamëshirshme. Të rinjtë do të kenë mundësi të gjithë. Të gjithë bashkë duhet t’i bindemi ligjit dhe të punojmë për këtë vend”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë