Loading…
Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn: Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e tij
  • 16/04/2019 | 11:16

Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn: Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e tij

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies, transmeton Gazeta Metro.


Ai shkroi se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.

Veseli ka thënë se djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës.

“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”, shkroi Veseli. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë