Loading…

Veliu: Me VV’në takohemi prapë kur të thotë Zoti

  • 14/12/2019 | 23:53

Veliu: Me VV’në takohemi prapë kur të thotë Zoti

Takimi tre orësh midis liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk solli rezultat pozitiv sa i përket koalicionin për bashkëqeverisje, transmeton Gazeta Metro.


E për arritjen e kësaj marrëveshje, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili ishte pjesë e takimit të sotëm tha se do të ndodhë kur të thotë Zoti, duke shtuar se janë duke bërë përpjekje për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

‘Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë’, duke shtuar se takimi i ardhshëm do të ndodhë ‘kur të thotë Zoti’, ka thënë Veliu për Insajderin.

Gjatë ditës së sotme, Veliu dhe kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, u bënë tema e ditës për shkak të deklaratave të dhëna sa i përket takimit të Osmanit me Kurtin gjatë ditës së djeshme pas regjistrimit si deputetë në legjislaturën e re. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë