Loading…

Vedat Muriqi rikthehet përsëri në Turqi, kjo është arsyeja

  • 15/09/2020 | 23:57

Vedat Muriqi rikthehet përsëri në Turqi, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Turqi, teksa aventurën te Lazio do e fillojë të premtën, transmeton Gazeta Metro.


Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës. Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.

Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro në vit.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas do rikthehet edhe njëherë tjetër në Turqi për t’u pajisur me vizë italiane dhe aventurën te Lazio do e fillojë të premtën, ka shkruar gazetari italian, Nico Schira.

Ndryshe, kalimi i Vedat Muriqit te Lazio vlerësohet si hapi më i madh në karrierën e tij. Përveçse do jetë pjesë e një prej ligave më të forta në botë, 26 vjeçari gjithashtu do luajë edhe në Ligën e Kampionëve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë