Loading…
Vazhdojnë punimet në rrugën Prishtinë-Pejë: Ministria kërkon mirëkuptim nga pjestarët e komunikacionit
  • 24/04/2019 | 17:29

Vazhdojnë punimet në rrugën Prishtinë-Pejë: Ministria kërkon mirëkuptim nga pjestarët e komunikacionit

Punimet në rrugën rajonale Prishtinë-Pejë, që kanë filluar ditën e martë pritet të përfundojnë të hënën e javës që vjen, e për këtë ministria e Infrastrukturës, po kërkon mirëkuptim nga qytetarët, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptim nga pjestarët e komunikacionit.

“Punimet e filluara të martën (23.04.2019) do të përfundojnë deri të hënën (29.04.2019). Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.

Punimet e filluara të martën (23.04.2019) do të përfundojnë deri të hënën (29.04.2019). Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim.

Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë