Loading…
Turqia nuk heq dorë nga blerja e raketave ruse
  • 15/05/2019 | 16:01

Turqia nuk heq dorë nga blerja e raketave ruse

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu mohoi se janë duke konsideruar anulimin apo shtyrjen e porosisë së sistemit raketor rus S-400 të planifikur për korrik, transmeton Gazeta Metro.


SHBA’të dhe Turqia kanë disa çështje pezull dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë ftohur kohëve të fundit. Njëra prej çështjeve është edhe blerja e sistemit raketor rus S-400 nga turqit, që kundërshtohet ashpër nga amerikanët.

Ministri turk Mevlut Cavusoglu, ka thënë se “Po shkëmbejmë ide se si mund të punojmë tutje, diskutimet po vazhdojnë, asgjë nuk ka definitive”.

Zëvendës Presidenti Amerikan Mike Pence, ishte mjaft i ashpër në kritikën e tij muajin e kaluar në konferencën komemorative të 75 vjetorit të NATO’s në Washington pikërisht rreth kësaj çështje. Po ashtu ka pasoja rreth kësaj pasi SHBA’të e ndërprenë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e aeroplanit luftarak F-35.

Kjo mosmarrëveshje është e fundit në radhë mes tyre pas asaj që Turqia kërkon ekstradimin e Fetullah Gulen, politikave në lindjen e mesme, lufta në Siri, sanksionet ndaj Iranit, dhe mbështetja e Turqisë për Venezuela.

Gjykata turke sot refuzoi lirimin e Metin Topuz, punëtor i konsulatës së SHBA’ve, dhe seanca e radhës u caktua për akuzën e spiunazhit për 28 korrik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë