Loading…

Trump takon Stoltenberg: Flasin për shpenzimet ushtarake të NATO’s

  • 10/11/2019 | 15:29

Trump takon Stoltenberg: Flasin për shpenzimet ushtarake të NATO’s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg javën e ardhshme, për të diskutuar për shpenzimet ushtarake, transmeton Gazeta Metro.


Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për “progresin e aleatëve të NATO’s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës” së shpenzimeve.

Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që është paraparë të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër. Ky takim vjen një javë pasi presidenti i Francës, Emmauel Macron, gjatë një interviste për The Economist, paralajmëroi shtetet evropiane se NATO po vdes për shkak se Uashingtoni është i paparashikueshëm nën drejtimin e Trumpit, por ky qëndrim menjëherë u kundërshtua nga Gjermania, por u lavdërua nga Rusia.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Stoltenberg do të takohet edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me anëtarë të Kongresit. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e koalicionit botërorë kundër grupit militant, Shteti Islamik, ISIS, transmeton Gazeta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë