Loading…

Trump pritet të lëshojë përmbledhjen e dytë nga telefonata me presidentin ukrainas

  • 10/11/2019 | 22:25

Trump pritet të lëshojë përmbledhjen e dytë nga telefonata me presidentin ukrainas

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të lëshojë një përmbledhje të dytë nga telefonata me Volydymyr Zelensky, thirrje kjo që ka nxitur demokratët të kërkojnë hetim ndaj Trump, transmeton Gazeta Metro.


Trump u tha gazetarëve, se ndoshta do të lëshonte transkriptin e thirrjes të martën. ‘’Ne me siguri do t’ua japim juve të martën’’, tha Trump.

Trump ndërmorri hapin e pazakontë në shtator, kur lëshoi një përmbledhje të thirrjes së 25 korrikut me presidentit ukrainas, pasi u pretendua se presidenti bëri presion ndaj  Ukrainës për të hetuar Joe Biden.

Ligjvënësit janë të interesuar për telefonatën e 21 prillit, midis Trump dhe Zelensky, që u zhvillua menjëherë pasi u zgjodh lideri ukrainas.

Trump tha se nuk i pëlqen të lëshojë përmbledhjet e thirrjeve telefonike. Ndërsa lëshimi i këtyre detajeve të thirrjeve me liderët e huaj, mund të bëjë më të vështirë për administratën Trump, dhe administrat e ardhshme për të kryer diplomacinë e huaj. Por Trump ka argumentuar se këto përmbledhje, demonstrojnë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe në thirrjet e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë