Loading…
Trump pret ‘dorën e djathtë’ të Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë
  • 01/06/2018 | 20:40

Trump pret ‘dorën e djathtë’ të Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë

Një ndër njerëzit më të rëndësishëm në regjimin e Kim Jong-unit në Korenë e Veriut po qëndron aktualisht në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Kim Yong-chol ka arritur para pak kohësh në Washington dhe sot do të takohet me Trumpin në kuadër të tentimeve të SHBA’së dhe Koresë së Jugut që veriorët të ndalin programin bërthamor dhe të shpallin përfundimin zyrtar të Luftës mes dy Koreve.

Yong-chol është shef i Inteligjencës verikoreane dhe një ndër njerëzit më të besueshëm të Kim Jong-un. Besohet që gjatë takimit në Zyrën Ovale ai do t’ia drejtojë Trumpit një letër të shkruar nga lideri i tij.

Gjenerali Kim është figura më e lartë e shtetit komunist që ka vizituar SHBA’në në 18 vitet e fundit, kurse ditë më parë ai ka zhvilluar edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Më parë ishte planifikuar një samit historik mes Trumpit dhe Kim Jong-unit në Singapor më 12 qershor, takim që u anulua por të dy palët janë pajtuar që të vazhdojnë tentimet dhe bisedimet për gjetjen e zgjidhjeve. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/03/2019 | 14:07
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë