Loading…

Trump i palëkundur: Autoritetet amerikane do t’i ndalojnë kërkesat për azil imigrantëve nga amerika qendrore

  • 15/07/2019 | 23:11

Trump i palëkundur: Autoritetet amerikane do t’i ndalojnë kërkesat për azil imigrantëve nga amerika qendrore

Administrata e Presidentit Trump përkundër kritikave që po merr nga të gjitha anët për sharjet që ju bëri katër kongresisteve dje dhe këmbënguljes së tij sot se nuk brengoset fare për kritikat, ata njoftuan se do të ju ndalojnë kërkesën për azil imigrantëve që vijnë nga shumica e vendeve të Amerikës qendrore, transmeton Gazeta Metro


Kjo ndalesë do të vlejë për ata imigrantë që kanë kaluar përmes një shteti tjetër për të arritur në SHBA.

Dhjetëra mijëra imigrantë nga Amerika qendrore udhëtojnë për në SHBA përmes Meksikës çdo muaj, e shumica e tyre kërkojnë azil. Administrata e  SHBA’ve është në hall pasi nuk kanë mundësi strehimi për të gjithë dhe ju mungojnë fonde shtesë pasi kongresi i dominuar nga demokratët ka refuzuar fonde shtesë. Pikërisht kongresistet që i shau të dielën janë pjesa më e zhurmshme e kundërshtarëve të fondeve të reja, pasi konsiderojnë se nuk duhet të ketë kufi fare dhe duhen pranuar të gjithë pa marrë parasysh. Kjo katërshe e përfaqësuesve në kongresin amerikan ishin në konflikt të hapur me udhëheqësit e partisë demokratike dhe deri sa Presidenti Trump nuk ndërhyri, nuk kishte unitet brenda radhëve të partisë demokratike.

Këta azil kërkues po e shfrytëzojnë ligjin amerikan të imigracionit që lejon qëndrimin brenda shtetit deri në shqyrtimin e vërtetësisë së azil kërkuesit. Shumica prej tyre zhduken në brendësi të SHBA’ve e nuk paraqiten më e jetojnë ilegalisht.

Në ligjin amerikan është një përjashtim që azil kërkuesit mund të mos pranohen nëse kanë arritur përmes një vendi që konsiderohet e sigurt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë