Loading…

Trump arrin qëllimin: Heq aksionet Turqisë, fajëson BE’në dhe Obamën

  • 23/10/2019 | 19:02

Trump arrin qëllimin: Heq aksionet Turqisë, fajëson BE’në dhe Obamën

Presidenti i ShBA’ve Donald Trump në një konferencë për media drejtuar popullit amerikan, njoftoi se administrata e tij i ka hequr të gjitha sanksionet ndaj Turqisë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti amerikan tha që Turqia ishte angazhuar dhe respektuar armëpushimin ‘të përhershëm’ në Siri, megjithëse ai tha se nocioni ‘e përhershme’ ishte ‘e diskutueshme’ në Lindjen e Mesme.

Trump me plot krenari tha: Ky ishte një rezultat i krijuar nga ne, Shtetet e Bashkuara.

Trump në deklaratën e tij për situatën në Siri gjithashtu shtoi se ShBA është kujdesur për të siguruar naftën dhe ngriti mundësinë e kompanive amerikane që po kontrollojnë atë, duke ngritur një numër çështjesh ligjore.

Prezenca ushtarake merikane ende qëndron në atë zonë në mbrojtje të burimeve të derivateve.

Gjatë kësaj deklarate Trump shtoi se Barack Obama kishte vendosur vija të kuqe për Sirinë, por as BE e as Obama nuk ju kishin mbajtur kërcënimeve dhe premtimeve të tyre./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë