Loading…
Tronditet Juventusi para ndeshjes me Ajaxin: Mbrojtësi i skuadrës mungon në stërvitje
  • 15/04/2019 | 17:48

Tronditet Juventusi para ndeshjes me Ajaxin: Mbrojtësi i skuadrës mungon në stërvitje

Juventusi ka vazhduar me stërvitje edhe sot, para ndeshjes së rëndësishme që e pret në Ligën e Kampionëve ndaj Ajaxit, transmeton Gazeta Metro.


Por, në stërvitjen e sotme u pa një mungesë e madhe. Bëhet fjalë për mbrojtësin më përvojë të madhe, Giorgio Chiellini, dhe sipas raportimeve ai do të mungojë ndaj Ajaxit. Në mënyrë të ngjashme edhe Andrea Barzagli mund ta humbasë ndeshjen, pasi që sot ai ka zhvilluar stërvitje individuale dhe jo me klubin.

Megjithatë, Daniele Rugani ishte i pranishëm në stërvitje dhe Massimiliano Allegri mund të llogarisë në të për vijën e mbrojtjes.

Emre Can, Sami Khedira dhe Douglas Costa ishin gjithashtu të pranishëm në stërvitje dhe pritet të jenë në dispozicion në Allegrit, nëse nuk ndodhë ndonje befasi në fund.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Juventusit dhe Ajaxit zhvillohet nesër(e martë) me fillim prej orës 21:00 në “Allianz Stadium”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë