Loading…

Trazirat në SHBA: Plumbi shpoi helmetën e policit, për pak shpëtoi nga vdekja

  • 03/06/2020 | 19:08

Trazirat në SHBA: Plumbi shpoi helmetën e policit, për pak shpëtoi nga vdekja

Helmeta mbrojtëse ja shpëtoi jetën policit nga shteti i Missouri pasi plumbi ngeci në maskën mbrojtëse të helmetës gjatë trazirave në St. Louis, njoftuan autoritetet, transmeton Gazeta Metro.


Njësitet e Patrullës së Autostradave në Missouri e shpërndanë foton e helmetës së ngecur të martën, duke shtuar se polici “për pak i ishte shmangur lëndimeve serioze”.

Polici kishte reaguar pasi ishte raportuar për trazira që shpërthyen të hënën kur plumbi ishte shkrepur në veturën e tij patrulluese, duke shpuar maskën e helmetës dhe kishte ngecur në të.

 

Pas dhunës së të hënës në St. Louis ishte caktuar orë policore nga ora nëntë e mbrëmjes për të martën.

Prezencë e madhe e policisë në rrugët e St.Louis dhe nuk kishte protesta e trazira raportojnë mediat lokale.

Të hënën në SHBA, katër policë ishin sulmuar me armë zjarri gjatë protestave në qendër të qytetit, tre në këmbë, një në krah.

Një kapiten i pensionuar i policisë 77 vjeçari David Dorn, ishte sulmuar me armë zjarri dhe ishte vrarë nga plaçkitësit derisa po mbronte shitoren e një miku të tij gjatë trazirave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë