Loading…

‘Trashëgimtarja’ e Merkel më e ashpër, Kramp-Karrenbauer propozon dërgimin e ushtarëve europianë në Siri

  • 22/10/2019 | 19:02

‘Trashëgimtarja’ e Merkel më e ashpër, Kramp-Karrenbauer propozon dërgimin e ushtarëve europianë në Siri

Ministrja e Mbrojtjes (njëkohësisht kryetare e partisë CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer, se duhet të trajtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes apo jo të ushtarëve gjermanë në sigurimin e kësaj zone, transmeton Gazeta Metro.


Ajo do ta prezantojë idenë e saj për një zonë të sigurisë në veri të Sirisë në kornizat e takimi të NATO-s, të enjten dhe të premten, në Bruksel. deklaroi për Deutsche Welle. Qëllimi është krijimi i mundësive për një program civil të rindërtimit.

Situata e sigurisë në veri të Sirisë ngarkon në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë dhe Gjermani, theksoi liderja e CDU. Në këtë situatë, Gjermania dhe evropianët nuk mund të jenë pasivë si deri tani. Ndaj “kërkohet një impuls politik nga Gjermania për një iniciativë të mirëfilltë brenda NATO’s”, tha Kramp-Karrenbauer.

“Çështja se si mund do të duket një zgjidhje konkrete dhe si mund të arrihet një zonë ndërkombëtare e sigurisë duhet të trajtohet edhe me Rusinë dhe Turqinë, me qëllim që gjendja të qetësohet atje. Qëllimi është që të vazhdohet lufta kundër milicëve terroristë të ‘Shtetit Islamik'”, theksoi ministrja.

Pak para paraqitjes së kësaj ideje, politikani ekspert për çështjet e jashtme i CDU, Roderich Kiesewetter është angazhuar për krijimin e një zone humanitare, e cila do të mund të sigurohej nga 30.000 – 40.000 ushtarë të vendeve të Bashkimit Evropian. Në mesin e tyre “natyrisht që do të ishin edhe ushtarët e Bundeswehrit gjerman”, theksoi Kiesewetter.

Pak më konkret por me tone të ngjashme u shpreh kryetari i Komisionit të Bundestagut për Politikë të Jashtme, politikani i CDU’së Norbert Röttgen. Ai tha se kontrolli i kësaj zone nuk duhet të jetë në duart e Turqisë por në duart e bashkësisë ndërkombëtare. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania e kanë fjalën.

CDU e mbështeti idenë, por jo edhe ministri i jashtëm Maas. Heiko Maas (SPD) tha se për mendime të tilla “është tepër herët”. Tani duhet së pari të kujdesemi që armëpushimi të vazhdojë dhe të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje politike.”

Turqia ka nisur ofensivën ushtarake me 9 tetor në veri të Sirisë, në zonën e kontrolluar nga kurdët. Ankaraja i trajton milicët kurdë të YPG si organizatë terroriste. Turqia i ka justifikuar aksionet ushtarake me të drejtën për vetëmbrojtje.

Qeveria gjermane e konsideron këtë ndërhyrje si shkelje të rregullave ndërkombëtare. Ajo ka vendosur edhe sanksione në eksportimin e armëve në Turqi. Kramp-Karrenbauer të shtunën e ka kritikuar qëndrimin tepër të përmbajtur të Gjermanisë dhe Evropës në çështjet që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë