Loading…

Thellohet ‘konflikti’ në familjen mbretërore: Fotoja e Harry dhe Markle hiqet nga pallati mbretëror

  • 23/10/2019 | 12:43

Thellohet ‘konflikti’ në familjen mbretërore: Fotoja e Harry dhe Markle hiqet nga pallati mbretëror

Një fotografi e cila ka qenë në pallatin Buckingham, në të cilën kanë qenë Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, është hequr për arsye misterioze, transmeton Gazeta Metro.


Fotografia e Dukës dhe Dukeshës u vendos në fund të korrikut, por dje ajo ishte hequr. Mungesa e këtij portreti u zbulua në një fotografi të marrë gjatë një takimi privat midis mbretëreshës dhe Komisionerit të Lartë për Grenada, Alexandër Grant.

Kjo vjen menjëherë pas ngjarjeve të cilat kanë shfaqur mospajtime, mes dy vëllezërve, Harry dhe William. Ata përmendën sulmet ndaj mediave dhe betejën që kanë me to, për të qenë larg syrit të publikut.

Të dy ata, dolën me deklarata të ndryshme, duke mos pranuar thashethemet se problemet mes tyre kanë rrënjë të thella, duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin mes vëllezërve, dhe janë normale. Ndërsa William është shprehur i shqetësuar për vëllaun e tij Harry, duke thënë se ata me të vërtetë kanë presion të madh nga mediat, dhe po bëjnë luftë të vështirë ndaj tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë