Loading…

Thaçi: Marrëveshja për hekurudha dhe autostradë, moment historik

  • 14/02/2020 | 10:26

Thaçi: Marrëveshja për hekurudha dhe autostradë, moment historik

Moment historik e ka quajtur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, pas marrëveshjes për trafikun ajror, shkruan Gazeta Metro.

Përmes profilit të tij në Twitter, presidenti Thaçi për arritjen e kësaj marrëveshje e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe ambasadorin Grenell për vendosmërinë e tij.

“Faleminderit presidentit Trump për lidershipin e tij si dhe ambasadorin Grenell për vendosmërinë e tij. Një hap i madh drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare të paqes ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se pas linjës ajrore, kjo është një tjetër marrëveshje e rëndësishme e cila është siguruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe Serbinë./gazetametro.ent

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë