Loading…

Thaçi: Faleminderit SHBA që po na siguron se marrëveshjet sekrete janë spekulime

  • 26/03/2020 | 23:48

Thaçi: Faleminderit SHBA që po na siguron se marrëveshjet sekrete janë spekulime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falenderuar SHBA’në për reagimin e sontëm, ku u sigurua se nuk ka marrëveshje sekrete me Serbinë dhe ka kritikuar ata që po spekulojnë, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se qëndrimi i SHBA’së është sigurues.

“Faleminderit për këtë qëndrim sigurues. Duhet ta përdorim momentumin dhe mbështetjen e SHBA-së për rinisje të dialogut dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare, njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm për këtë synim”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit në largim, Albin Kurti, i cili tha se ka një marrëveshje sekrete mes dy vendeve.

SHBA siguron se këto spekulime nuk janë të vërteta dhe se shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e asnjë marrëveshje./gazetametro.net

SHBA demanton keq Albin Kurtin: Nuk ka shkëmbim territoresh as marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë