Loading…
Thaçi: Bredhjet turistike të fshehta të disa diplomatëve për heqjen e taksës, fyerje për qytetarët
  • 15/05/2019 | 20:19

Thaçi: Bredhjet turistike të fshehta të disa diplomatëve për heqjen e taksës, fyerje për qytetarët

Presidenti i vendi Hashim Taçhi, ka thënë se mënyrat qëkanë gjetur disa diplomatë për të lobuar për heqjen e taksës, në mënyrë të fshehur, është fyerje për qytetarët e Republikës së Kosovës, trasnmeton Gazeta Metro.


Thaçi e ka qujatur këtë ofertë hileqare dhe diskriminuese, ku ka theksuar se kanë qëllim ndarjen e Kosovës.

“Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me komptenca ekzekutive, apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opcione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës”.

Më pshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Presidentit:

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallërave të Serbisë në këmbin të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me komptenca ekzekutive, apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opcione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme, dhe si të tilla, plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë