Loading…

Tha se Kurti veshë pantallona që kushtojnë 130 euro: Haradinajt tentojnë t’ia thyejnë Facebookun

  • 23/02/2020 | 21:11

Tha se Kurti veshë pantallona që kushtojnë 130 euro: Haradinajt tentojnë t’ia thyejnë Facebookun

Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, më herët ka publikuar një postim në të cilin thoshte se ‘pantallonat e Kryeministrit Kurti kushtojnë 130 euro’. Por e njëjta më vonë e ka fshirë këtë status, teksa ka bërë të ditur se dikush po tenton t’ia thyej fjalëkalimin, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Meliza Haradinaj ka treguar se dikush po tenton t’ia thyejë fjalëkalimin e llogarisë saj.

“Përndryshe nuk keni nevojë me provu me ma thy passwordin”, ka shkruar ajo.

PËRNDRYSHE NUK KENI NEVOJË ME PROVU ME THY PASSWORDIN 😁

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Sunday, 23 February 2020

Sidoqoftë, këshilltarja e Haradinajt nuk ka treguar se tek kush po dyshon ta ketë bërë këtë gjë.

Mirëpo, më herët ajo ka publikuar një postim ku tregonte se vetëm pantallonat që Kryeministri Albin Kurti i kishte veshur sot për të shkuar në punë në këmbë, kushtojnë 130 euro.

Të njëjtin, Meliza Haradinaj e ka fshirë ose e ka bërë privat, pasi që nuk gjendet në llogarinë e saj më./gazetametro.net

Kryeministri Kurti shkoi në punë pa veturë, por i veshur me pantallona që kushtojnë 130 euro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë