Loading…

Studimi italian: Transplantimi, kura më e mirë për kancerin e mëlçisë

  • 11/07/2020 | 18:31

Studimi italian: Transplantimi, kura më e mirë për kancerin e mëlçisë

Një studim italian i botuar në The Lancet Oncoloy demonstron efektivitetin më të madh të transplantimit në krahasim me trajtimet e tjera në pacientët me karcinoma hepatocelulare, një zbulim që mund të ndryshojë trajtimin e kancerit të katërt më të shpeshtë në botë.


Transplantimi është trajtimi më efektiv kundër karcinomës hepatocelulare, një nga format më të zakonshme të kancerit të mëlçisë, dhe funksionon më mirë se të gjitha trajtimet e tjera jo-kirurgjikale të disponueshme sot. Studimi italian i botuar në The Lancet Onkology, tregon se pas 5 vitesh, 76.8% e pacientëve që i nënshtrohen transplantimit i mbijetojnë sëmundjes.

Studimi zgjati 9 vjet, duke përfshirë nëntë qendra të Rrjetit Kombëtar të Transplantit, në koordinim nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano (INT), dhe u krye plotësisht në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe u financua me fonde nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Ora News.

Studimi përfshiu 74 pacientë midis moshës 18 dhe 65 vjeç me karcinoma hepatocelulare jo metastatike të trajtuar me terapi kanceroze. Autorët e ndanë shembullin në dy grupe: i pari iu nënshtrua transplantimit të mëlçisë dhe i dyti trajtime të vazhdueshme jonurgjike.

Rezultatet? Pacientët të cilët iu nënshtruan transplantimit të mëlçisë, kishin 4 herë më shumë mundësi për të mbijetuar e për ta mposhtur sëmundjen sesa pacientët të cilët merrnin trajtime jonurgjike

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë