Loading…

Sqarohet Musliu për debatin në Kuvend: VV’ja ka përhapur dezinformata që kam koronavirusin dhe nuk jam izoluar

  • 10/07/2020 | 23:40

Sqarohet Musliu për debatin në Kuvend: VV’ja ka përhapur dezinformata që kam koronavirusin dhe nuk jam izoluar

Ganimete Musliu, deputete e PDK’së është  sqaruar për debatin e ashpër që pati sot në Kuvend me Fitore Pacollin, shkruan Gazeta Metro.


Musliu ka thënë se Vetëvendosja qëllimisht ka përhapur dezinformata se gjoja ajo e ka koronavirusin dhe nuk është vetëizoluar, por ka vazhduar të vijë në Kuvend.

“Arsya pse e mora fjalen te debatoj ne Kuvend sonte ne oret e vona kur po debatohej rishqyrtimi i buxhetit ishte qe te demantoj nje lajm te rrejshem te publikuar ne nje faqe te afert me Levizjen Vendosje e cila ngrit dyshimet se gjoja une jam e infektuar me Covid19 dhe edhe perkunder kesaj po marre pjese ne seance”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Te dashur qytetar te Republikes se Kosoves.

Arsya pse e mora fjalen te debatoj ne Kuvend sonte ne oret e vona kur po debatohej rishqyrtimi i buxhetit ishte qe te demantoj nje lajm te rrejshem te publikuar ne nje faqe te afert me Levizjen Vendosje e cila ngrit dyshimet se gjoja une jam e infektuar me Covid19 dhe edhe perkunder kesaj po marre pjese ne seance.
Me qe sot gjate tere dites jam pyetur edhe nga koleget e Kuvendit nese dicka e tille është e vertete dhe kam marre mijera telefonata e mesazhe nga miqte te cilet kane qene te shqetesuar per shendetin tim, por edhe nga militant te vv te cilet fyejn kinse per papergjegjesine time si deputete, une me miresjellje e mirekuptim dy here kerkova nga kryesuesja e seance Arberie Nagavci dhe nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani qe te ma japin mundesine ta demantoj nje te pavertet te tille.
Ne momentin qe une marre fjalen qe ta beje demantimin per shpifjet dhe te pavertetat, deputetja e VV-se Fitore Pacolli tenton te ma pamundesoj fjalen duke bertitur me ze te larte qe une mos te dal nga rendi i dites.
Me qe Fitore Pacolli nuk ndalej une detyrohem ti them mbylle gojen kur une flas.
Ne kete rast Kryetarja e Kuvendit ne vend qe t’ia terhjeke verejtjen Fitore Pacollit e cila pengonte fjalen time, ajo ma terhjek mua verejtjen gje qe i acaroj deputetet e LDK- se te cilet i terhoqen verejtjen kryetares se Kuvendit qe mos te kete qasje selektive sepse vetem para pak minutave deputeti i VV Sali Zyba ofendoj Antaret e kabinetit qeveritar duke i quajtur paronojak e fjale te tjera fyese.
Per fund du ti falenderoj disa deputet te VV-se (per shkak te kolegialitetit e mirekuptimit nuk po i permend ne emra) te cilet u solidarizuan me mua dhe kerkuan falje e u distancuan nga shpifjet qe jane bere ne emrin tim.
Une personalisht distancohem nga dhuna e aq me teper kur ajo instalohet ne Institucione.

Edhe njeher per fund une nuk jam diagnostifikuar me covid19 dhe po te ndodhe kjo ne te ardhmen une menjeher do ta beje publike dhe do te marre masat e parapara per vetizolim apo cfor do rekomandimi qe vie nga ekspertet e shendetesise. Te prekesh nga covid19 nuk është turp prandaj une s’kam pse ta fshehe nje gje te tille.

P.S Paramilitaret e vv edhe tani kur po e shkruaj kete sqarim para pak minutave kane shperndare nje lajme te tille te pavertete./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë