Loading…
S’ndalet Erdogan: Synon krijimin e armëve të përbashkëta me Rusinë
  • 15/07/2019 | 23:18

S’ndalet Erdogan: Synon krijimin e armëve të përbashkëta me Rusinë

Synimi i ardhshëm i Turqisë, pas blerjes së sistemit raketor S-400, është një prodhim i përbashkët i sistemeve të mbrojtjes ajrore me Rusinë, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme Turqia bleu sistemin raketor S-400 nga Rusia, ndërsa pas kësaj, po planifikon prodhimin e armëve të përbashkëta me këtë vend.

Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur vet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se synimi i ardhshëm i Turqisë është prodhimi i përbashkët i sistemit raketor S-400. Pikërisht diçka e ngjajshme me partneritetin  në programin F-35 të NATO’s, ku Turqia do të kishte qasje të madhe në atë program. Disa fabrika në Turqi do ishin të përcaktuar për mirëmbajtjen e aeroplanëve luftarak F-35 dhe prodhimin e tyre.

“Disa thanë se nuk do të jemi në gjendje të marrim S-400 dhe ne nuk do të mund t’i vendosim ato në territorin tonë, por ata filluan të vijnë. Disa thonë se është e gabuar. Por qëllimi ynë i ardhshëm është prodhimi i përbashkët me Rusinë”, tha Erdogan  me rastin e trevjetorit të përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në Turqi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë