Loading…

Skitari i Kosovës, Drin Kokaj përfundon garat në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj ‘Lozana 2020’

  • 14/01/2020 | 15:45

Skitari i Kosovës, Drin Kokaj përfundon garat në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj ‘Lozana 2020’

Skitari i Kosovës, Drin Kokaj, sot ka përfunduar garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj ‘Lozana 2020’, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare ‘Les Diablerets’ të Lozanës, njofton KOK’u.

Fillimisht Kokaj doli i 50’ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan. Lëshimin nuk e përfunduan 24 garues.

Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.

Në LOD për të Rinj ‘Lozana 2020’ ishte pritur që të merr pjesë edhe skitaria, Era Shala, por ajo për fat të keq e theu këmbën një ditë para debutimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë