Loading…

Skandaloze: Gjyqtari shqiptar sulmohet barbarisht nga tifozët e skuadrës vendase

  • 14/12/2019 | 19:55

Skandaloze: Gjyqtari shqiptar sulmohet barbarisht nga tifozët e skuadrës vendase

Dhuna në futbollin shqiptar është rikthyer përsëri. Kësaj radhe ajo është shfaqur në ndeshjen e Kategorisë së Parë në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Dhuna mbetet gangrena e futbollit shqiptar. Këtë radhë ajo është shfaqur në Peqin, në sfidën e javës së 11 të Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos, e mbyllur 1-1, ku ai që e ka pësuar ka qenë arbitri i kësaj sfide, Sokol Bebja.  Ky i fundit është sulmuar nga tifozët vendas të cilët hynë në fushën e lojës duke mos i kursyer grushtat ndaj tij, me gjyqtarin që është nxjerrë me shumë vështirësi nga fusha e lojës, raporton ‘TCH’.

Tifozëve të Shkumbimit duket se nuk u pëlqeu aspak arbitrimi i Sokol Bebjas në këtë përballje, që duket se ka qenë mjaft e tensionuar teksa gjyqtari ka dhënë 3 kartona të kuq e 8 të verdhë.

Ndërkaq, klubi i Dinamos ka reaguar ndaj këtij akti nëpërmjet një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, klubi kryeqytetas shfaqi indinjatën e tij për atë çfarë ndodhi duke shtuar se çdo ndeshje e kësaj skuadre po shoqërohet me presione që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës. Sipas klubit kryeqytetas, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, ndërkohe që Dinamo mbetet një ekip ‘Fair Play’ si brenda fushës ashtu dhe jashtë saj. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë