Loading…

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush

  • 28/03/2020 | 16:38

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush

Duke cituar rastet nëpër spitale, drejtori i Shëndetit Publik të Worchesterit në Massachusetts, Michael Hirsch, thotë se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit tek personat e prekur prej tij.


“Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”, thotë mjeku.

Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia tek pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak.

“Sa më shumë e njohim këtë sëmundje, aq më shumë shohim se manifestimi i saj nuk i përgjigjet gjithmonë “ kornizës klasike” të kollës së thatë dhe temperatures”, thotë eksperti, duke nënvizuar këtu pikërisht shenjën e re të infektimit, dhimbje të stomakut pa simptoma respiratore.

Një situatë e tillë është vënë re më së shumti tek moshat e reja, ndërsa ato të thyerat vazhdojnë të mundohen kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje. /Gazeta Sinjali

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë