Loading…

S’i ndahen vuajtjet Sirisë: Raportohen viktimat e para civile të bombardimeve turke

  • 09/10/2019 | 21:46

S’i ndahen vuajtjet Sirisë: Raportohen viktimat e para civile të bombardimeve turke

Turqia ka transportuar mjetet luftarake në vijën kufitare me Sirinë, e mediat botërore kanë publikuar pamjet e ushtrisë turke, transmeton Gazeta Metro.


Në një video shihen tanket M60 dhe mjetet tjera transportuese të blinduara M113. Gjithashtu është vërejtur konvoji ushtarak në hyrje të qytetit Akchakale, që është vetëm qindra metra larg kufirit me Sirinë.

​Raportohen viktimat e para në Siri. Sulmet ajrore të Turqisë, që shënjestruan disa zona të veriut të Sirisë, shkaktuan viktima mes civilëve, njoftoi një koalicion luftëtarësh kurdë e arabë.

“Ka patur bombardime intensive të avionëve turq mbi pozicionet ushtarake dhe fshatrat e civilëve. Sipas raportimeve të para, ka patur viktima mes civilëve”, njoftoi në Twitter koalicioni Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ka filluar një operacion ushtarak i planifikuar për një kohë të gjatë në verilindje të Sirisë, me forcat kurde që aktualisht e kanë nën kontroll këtë zonë, ndërsa raportohet për sulme ajrore dhe “panik të madh”.

Kjo masë u nxit nga njoftimi i Donald Trump, që gjatë fundjavës tha se forcat e Shteteve të Bashkuara do të largohen nga zona, ku mijëra luftëtarë të ISIS’t dhe familjarët e tyre, po mbahen të kapur nga forcat kurde, derisa ka kërcënim të hapjes së një fronti të ri të përgjakshëm në luftën siriane.

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë