Loading…

Shtyhet Samiti i shtatorit BE-Kinë, për shkak të pandemisë thanë

  • 03/06/2020 | 23:49

Shtyhet Samiti i shtatorit BE-Kinë, për shkak të pandemisë thanë

Bashkimi Europian dhe Kina janë pajtuar që të shtyjnë samitin e 14 shtatorit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka njoftuar zëdhënësi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, transmeton Gazeta Metro.


Kancelarja e Gjemranisë, Angela Merkel, ka biseduar me Presidentin e Kinës, Xi Jinping , dhe më vonë me Presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel.

Në njoftimin e zyrës së sjan thuhet se të tri palët janë pajtuar që takimi nuk mund të mbahet në kohën planifikuar për shkak të gjendjes së përgjithshme të pandemisë.

Ata gjithashtu janë pajtuar që samiti të mbahet në një datë të mëvonshme.

Ky samit që duhej të mbahej në Leipzig ishte konsideruar moment kyç në marrëdhëniet mes BE’së dhe Kinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë