Loading…

Shqiptari që kaloi ylberin: Nga Kujtim Shehu në Edona James, i mbijetoi edhe kancerit

  • 14/01/2020 | 17:01

Shqiptari që kaloi ylberin: Nga Kujtim Shehu në Edona James, i mbijetoi edhe kancerit

“Kalimi i ylberit” në vendët e ndryshme të botës nuk është diçka për t’u habitur por për shqiptarët ende duket e çuditshme dhe e rënd për t’u pranuar, ndërsa këtë e ka thyer transgjinori i parë shqiptar Kujtim Shehu, transmeton Gazeta Metro.


Kujtim Shehu nga një fshat i Suharekës kishte vendosur të ndërrojë gjininë më t’u rritur, edhe pse ai ishte lindur mashkull por si i tillë nuk ishte ndier kurrë. Tani me emrin Edona James, ai në një intervistë për Klan Kosovën kishte thënë se asnjëherë nuk është ndier mashkull dhe për këtë ka ndërruar gjininë.

“Unë jam e Suharekës. Jam nga Gjermania dhe kam emigruar atje që kur i kam pasur 6 vjet. Djalë kam qenë, por në kokë asnjëherë jo. Prej vegjëlisë e kam pas mendimin si një grua dhe me jetuar si një grua, ku vishesha me fustane, i bisha defit nëpër dasma, një fëmijë 6 vjet në Gjermani, ndërkaq këtë e kam bërë në Gjermani. Në kokë gjithmonë e kam pasur me qenë femërore dhe jo një mashkullore”, ka thënë ai në këtë intervistë.

Por, si erdhi deri tek ndërrimi i gjinisë së Edonës dhe kur për herë të parë ajo kishte marrë vesh se mund të kryhet kjo gjë.

“E tëra ka lindur kur i kam shkruar Dr. Zammer në revistën Bravo i cili është një mjek që flet për këto probleme. Kur jam kon e vogël asnjëherë nuk kam leju me mi shkurtuar flokët, kur i kam shkruar Bravos ata ma kanë kthyer letrën dhe ai me ka treguar ku me shku. Aty kam shkuar tinëz të doktori dhe ai me ka thënë se kjo procedurë shkon 6 muaj. Ai me ka thënë se në trup jam burrë por në kokë je femër. Kështu unë ja kam nisur më marrë hormone”.

“Me familje kam pasur shumë problem por në shkollë jo edhe aq për shkak se gjermanët nuk folshin por nuk e kam pasur shumë vështirë. Me djem nuk kam pas punë kurrë, edhe në shkollë sa kam qenë gjithë kam qëndruar me çika, i rasha defit nuk kisha dëshirë me luajt futboll. Marojsha shall për kukullën, por vështirë e kam pasur shumë”, ka thënë Edona.

Ndërsa si pasoj e shumë operacioneve plastik ajo disa vite më  parë u diagnostifikua me kancer, ku iu nënshtua shumë operacioneve dhe terapive të ndryshme, por shkalla e kancerit mbërriti në atë shkallë ku vet Edona tha se ka edhe shumë pak jetë.

Por kjo ka rezultuar të jetë krejt ndryshe sepse ajo i paska mbijetuar kancerit dhe tani gëzon një shëndet të mirë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë