Loading…

Shqiptarët, populli më i uritur në Evropë

  • 16/10/2019 | 15:31

Shqiptarët, populli më i uritur në Evropë

Shqipëria është renditur në vendin e 28’të ndër 117 shtete më të uritura në ‘Indeksin Global të Urisë 2019’, transmeton Gazeta Metro.


Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar ishte në vendin e 53’të, Shqipëria është duke u ngritur në renditje, që çon kështu ndër vendet më të uritura në Evropë.

Por, pavarësisht progresit të ndjeshëm në renditje krahasuar me një vit më parë, në rajon pozitat nuk duken aspak të mira, raporton “scan”.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbetet më i urituri në Europë, edhe në renditjen e këtij viti.

Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet në zhvillim, dhe jo vendet e zhvilluara. Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve.

Të dhënat e raportit global të urisë 2019 tregojnë se 6.2% e popullsisë në vendin tonë është e keq ushqyer. Kjo përqindje, në harkun e 2 dekadave të fundit është përmirësuar vetëm minimalisht, me 1 pikë përqindje.

Norma e fëmijëve të keq-zhvilluar, nën 5 vjeç ndërkohë, ka rënë ndjeshëm, në 11.2%. Në vitet 2000 fiksohej në rreth 40%, ndërsa në periudhën 2008-2012 në rreth 23%. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë