Loading…

Shkrirja e akullnajave në Arktik zbulon pesë ishuj të rinj

  • 23/10/2019 | 10:16

Shkrirja e akullnajave në Arktik zbulon pesë ishuj të rinj

Forcat detare ruse kanë njoftuar për zbulimin e pesë ishuj të rinj të cilët ishin fshehur nën akullnajat e Arktikut, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kreut të flotës detare ruse, Alexander Moiseyev, shembja e akullnajave dhe ndryshimet e temperaturës çuan në zbulimin  e këtyre ishujve.

“Kryesisht kjo është shkaktuar natyrisht nga ndryshimet në situatën e akullit. Para këtyre ishin akullnajat; ne menduam se këta ishuj ishin pjesë e akullnajës kryesore. Përzierja, shembja dhe ndryshimet e temperaturës çuan në zbulimin e këtyre ishujve”, tha ai.

Moiseyev tha se emrat për ishujt e rinj ishin “të ardhshëm”, pasi që së pari duhet përcaktuar çështja e këtyre ishujve të dalë nga akullnajat.

“Sigurisht që secili ishull do të marrë një emër, por së pari ju duhet të përcaktoni çështjen për këtë”, përfundoi ai në një konferencë të mbajtur në Moskë.

Rusia ka hapur disa baza ushtarake dhe shkencore në Arktik vitet e fundit, me interes që ky rajon të rritet. Ndërsa, temperaturat në rritje hapin rrugë transporti dhe mundëson shfrytëzimin e burimeve minerare të cilat ishin të paarritshme deri më tani.

Sipas një raporti nga Shtetet e Bashkuara për ngrohjen globale, humbja e akullnajave në Arktik në periudhën nga 2015 deri në 2019 ishte më shumë se në çdo periudhë tjetër pesë-vjeçare në rekord. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë