Loading…
Shkrimtari shqiptar i suksesshëm në Itali: Nëse s’do të kisha emigruar, do të isha bari
  • 19/06/2019 | 21:35

Shkrimtari shqiptar i suksesshëm në Itali: Nëse s’do të kisha emigruar, do të isha bari

Shkrimtari shqiptar Eltjon Bida i cili kohët e fundit duket se me librin e tij të parë “C’era una volta un clandestino”( Ishte një herë një klandestinë) ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme italiane, ka thënë se nëse s’do të emigronte në Itali, tani do të ishte bari në Shqipëri, trasnmeton Gazeta Metro.


Një libër autobiografik që tregon peripecitë e një emigranti shqiptar që në moshën 17 vjeçare e kaloi detin në mënyrë klandestine për të ndërtuar jetën e tij në shtetin fqinj, Italinë. Eltjoni ka lindur në një fshat të Fierit, dhe në vitin 1995 ai vendosi që ti hipte një gomone si mijëra shqiptarë , pasi mundësitë në vendin e tij për të jetuar jetën sa më mirë ishin shumë të pakta.

Një libër që tregon për ëndrrat, shpresat dhe sakrificat e një të riu që bëri punë nga më të ndryshmet, nga puna në fushë , në ndërtim, recepsion e që tani duket se ka gjetur rrugën e suksesit.

Ka vetëm pesë muaj që e ka botuar librin, por vëmendja e mediave italiane ka qenë e madhe, e kanë konsideruar këtë libër, si një dëshmi “tronditëse” për jetën e vështirë që bën një emigrant, por njëkohësisht dhe si një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin të jetojnë diku tjetër dhe jo në vendin e tyre, se mund t’ia dalin./topchanel/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë