Loading…
Shkencëtarët kanë gjetur dëshminë e Homo Sapiens më të vjetër jashtë Afrikës
  • 11/07/2019 | 21:10

Shkencëtarët kanë gjetur dëshminë e Homo Sapiens më të vjetër jashtë Afrikës

Një kafkë e zbuluar në Greqi është datuar të jetë mbi 210 mijë e vjetër, kohë kur Europa dominohej nga Neandertalët,  dëshmi kjo se njerëzit kanë migruar nga Afrika shumë më herët se është menduar e kanë shkuar edhe më larg, transmeton Gazeta Metro.


Zbulimi shton dëshmi në teorinë se kishte migrim më të hershëm të njerëzve nga Afrika, të cilët nuk kanë lënë gjurmë në ADN’në e njerëzve të sotëm.

Hulumtimi u publikua në revistën shkencore Nature. Hulumtuesit i gjetën dy fosile me rëndësi të madhe në shpellën Apidima në Greqi në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Njëra ishte shumë e deformuar e tjetra u gjet e dëmtuar, mirëpo, duhej tomografi kompjuterike dhe skanim serik- uraniumi për të datuar dhe zbuluar sekretet.

Njëra kafkë ka karakteristikat të qarta të njeriut modern, formë rrumbullake të kafkës, e tjetra është e neandertalit. Çka është e rëndësishme kafka e njeriut të gjetur është më e vjetër se ajo e neandertalit.

Chris Stringer, nga Muzeu i Historisë Natyrore i Londrës, ka thënë se “tani tregimi kthehet drejt faktit se  ekzistonte një grup më i hershëm i njerëzve në Greqi afër 210 mijë vite më parë, ndoshta me lidhje me popullatën të krahasueshme në Levant, pastaj si duket është zëvendësuar nga një popullatë Neandertalësh, afërsisht para 170 mijë viteve”.

Njerëzit modern që jetojnë jashtë Afrikës sot mund të gjurmojnë origjinën e tyre tek migrimi jashtë kontinentit para 60 mijë viteve më parë.

Sidoqoftë, kjo nuk mendohet të jetë prova e parë e migrimit të njeriut modern jashtë kontinentit afrikan, gjurmime arkeologjike në Izrael në fund të shekullit 20 kanë zbuluar fosile të njeriut modern të para 125 mijë viteve, që atëherë konsiderohej anomali.

Mirëpo, në vitet e fundit është arritur në qëndrim se njeriu modern ka migruar edhe më herët se është menduar nga Afrika dhe më larg po ashtu. Viteve të fundit janë gjetur fosile të njerëzve modern nga paleontologët në Kinë, që janë larguar nga Afrika para 120 mijë vitesh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë