Loading…

Shikoni se si ky shofer në mënyrë spektakulare i ikë kartelit meksikan

  • 14/01/2020 | 16:41

Shikoni se si ky shofer në mënyrë spektakulare i ikë kartelit meksikan

Një shofer i ka shpëtuar në mënyrë spektakulare një bllokadë e vendosur nga një kartel meksikan në kufirin e SHBA, transmeton Gazeta Metro.


Në pamjet shfaqen shoferet që mbërrijnë në një kryqëzim në Nuevo Laredo, në shtetin kufitar meksikan të Tamaulipas.

Burra me kapuça, për të cilët besohet se ishin anëtar të kartelës ‘Del Noreste’, qëndrojnë rreth veturës dhe trokasin në dritare, duke detyruar shoferin të kthehet shpejt.

Shoferi dhe pasagjeri mund të dëgjohen tek flasin në anglisht, ndërsa përpiqen të bëjnë një arratisje nga situata tejet e rrezikshme, transmeton Gazeta Metro.

Pasi ato kthehen mbrapa, një veturë i ndjek ato përpara se të shkojë një tjetër para tyre për t’i bllokuar.

Ndërkohë anëtarët e kartelit që janë në këmbë përpiqen të ndjekin qytetarët e shqetësuar amerikan.

Por shoferi manovron me profesionalizëm rreth xhipit të kartelit meksikan në rrugën e tij, duke e drejtuar veturën drejt trotuarit për siguri, duke arritur të ikë.

Qyteti meksikan që është në kufi me Amerikën, Nuevo Laredo, ka përjetuar një numër të rrëmbimeve kohëve të fundit, ndërsa kartelet e drogës konkurrojnë për të kontrolluar tregtinë e drogës në SHBA në qytetin kufitar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë