Loading…

Shefi i Pentagonit në Irak e Arabi Saudite

  • 23/10/2019 | 17:38

Shefi i Pentagonit në Irak e Arabi Saudite

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, mbërriti në Bagdad të mërkurën për bisedime me zyrtarët irakianë lidhur me zhvendosjen e trupave amerikane në atë vend pas tërheqjes nga pjesa veriore e Sirisë, transmeton Gazeta Metro.


Rreth 700 trupa janë futur në pjesën perëndimore të Irakut, ndërsa në atë vend janë dislokuar 5 mijë trupa amerikane. Sekretari Esper ka thënë se trupat shtesë do të ndihmojnë në mbrojtjen e Irakut dhe do të jenë të gatshme të ndërmarrin operacione anti-terror kundër kryengritësve të Shtetit Islamik brenda Sirisë.

Por qeveria irakiane ka thënë se trupat nuk kanë leje të qëndrojnë në atë vend. Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, shefi amerikan i mbrojtjes tha se përfundimisht destinacioni i trupave është kthimi në Shtetet e Bashkuara.

Ankaraja njoftoi të martën se kishte përfunduar ofensivën e saj, duke thënë se Washington i kishte thënë se të gjitha forcat kurde ishin tërhequr nga rajoni, e cila kishte qenë një zonë e sigurt. Një javë më parë Turqia u pajtua për një armëpushim pesë ditor pas bisedimeve me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, arritën një marrëveshje të martën për një kontroll të përbashkët të rajonit kufitar sirian.

Luftëtarët kurd do të mbahen 30 kilometra larg nga kufiri 440 kilometra i gjatë mes Sirisë dhe Turqisë si dhe do të tërhiqen nga qytetet Manbij dhe Tel Riffat.

Kurdët sirianë luftuan përkrah forcave amerikane kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Por Turqia i konsideron ata të jenë të lidhur me seperatistët kurdë që kanë luftuar prej shumë vitesh për autonomi brenda Turqisë. Turqia i quan kurdët terroristë.

Kurdët e zemëruar qëlluan me patate të kalbura një kolonë ushtarake amerikane duke përdorur sharje, ndërsa ajo kalonte përmes rrugëve të qytetit Duhok për të kaluar në Irak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë