Loading…

SHBA’ja do të ndalojë fluturimet e katër kompanive ajrore nga Kina, pasi që ajo ndaloi ato amerikane

  • 03/06/2020 | 22:33

SHBA’ja do të ndalojë fluturimet e katër kompanive ajrore nga Kina, pasi që ajo ndaloi ato amerikane

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë të kompanive ajrore Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines. nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante. Ky veprim ndodhi pasi kompanive amerikane ju është ndaluar fillimisht kjo derisa kompanitë kineze kishin qasje në tregun amerikan.


Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri.

Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong.

Mirëpo Washington ka thënë se do të vazhdojë të “angazhohet” në çështjen e udhëtimit ajror.

Urdhri i Departamentit Amerikan të Transportit do të zbatohet për katër linja ajrore: Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines.

Për t’u zbatuar, këtë vendim duhet ta miratojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, derisa në javët e fundit ka kritikuar këtë shtet edhe për menaxhimin e krizës me koronavirus, si dhe protestat në Hong Kong.

Ambasada kineze në Washington nuk ka komentuar këtë vendim.

Pekini ka thënë në të kaluarën se kundërshton cilindo vendim që lidhet me kufizime të udhëtimit ajror.

Kompanitë amerikane Delta Air Lines dhe United Airlines kanë kërkuar që të vazhdojnë fluturimet drejt Kinës këtë muaj, kjo derisa fluturimet drejt SHBA’së kanë vazhduar të atyre kineze gjatë pandemisë.

Delta njoftoi të mërkurën se “mbështeste dhe vlerësonte veprimet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të përkrahur zbatimin e të drejtave do ta dhe sigurimit të drejtësisë”. United kishte njoftuar se presin që shërbimi i fluturimeve të udhëtarëve mes SHBA’së dh Kinës të vazhdoj atëherë kur autoritetet rregullatorë të lejojnë që të kryhen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë