Loading…

SHBA shkatërroi laboratorët e drogës së Talibanëve, OKB’ja ankohet

  • 09/10/2019 | 19:43

SHBA shkatërroi laboratorët e drogës së Talibanëve, OKB’ja ankohet

Sulmet ajrore në disa laboratorë të drogës të talibanëve në perëndim të Afganistanit kanë lënë të vdekur të paktën 30 civilë, duke përfshirë fëmijë, sipas informacionit të pa verifikuar të Kombeve të Bashkuara. Talibanët mendohet se fitojnë 200 milionë dollarë në vit nga tregtia me opium, transmeton Gazeta Metro.


Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë të dhëna të besueshme edhe për 30 vdekje tjera në muajin maj, mirëpo nuk i kanë verifikuar ato.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë shënjestruar disa laboratore të drogës të talibanëve, përmes së cilave terroristët talibanë kanë siguruar fonde.

Mirëpo sipas Kombeve të Bashkuara, këto laboratorë dhe punëtorët e tyre nuk mund të shpallen ligjërisht si shënjestra.

Forcat amerikane kanë qëlluar më shumë se 60 zona të prodhimit të drogës në provincën, Farah dhe provincën tjetër Nimroz në muajin maj.

Një delegacion i OKB’së që ka vizituar zonën e sulmeve dhe ka kryer intervista të drejtpërdrejta me banorët, ka arritur të konfirmojë vdekjen e 39 personave, duke përfshirë 14 fëmijë në mesin e të vdekurve.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një pjesë të madhe të kohës së luftës në tentimet për të shkatërruar tregtinë e opiumit në Afganistan, duke shpenzuar rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, në mes të periudhës 2001-2018 duke shënjestruar zona të prodhimit të drogave.

Talibanët në anën tjetër besohet se kanë fituar rreth 200 milionë dollarë në vit nga tregtia me opium./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë