Loading…

Setien gjatë prezantimit te Barcelona: Dje po ecja rreth lopëve, sot po i stërvis më të mirët e botës

  • 14/01/2020 | 16:28

Setien gjatë prezantimit te Barcelona: Dje po ecja rreth lopëve, sot po i stërvis më të mirët e botës

Quique Setien është deklaruar sot (e mërkure) për herë të parë si trajner i Barcelonës, transmeton Gazeta Metro.


Ditën e djeshme te Barcelona ndodhen zhvillime të shpejta. Klubi katalunas njoftoi për largimin e Ernesto Valverde dhe emërimin e Qiuque Setien si trajner i ri.

61 vjeçari nga Spanja sot është prezantuar si trajner i Barcelonës, teksa ka mbajtur edhe një konferencë për media. Ai ka treguar se si dje po ecte rreth lopëve në fshatin e tij, teksa sot po drejton klubin katalunas.

“Dje po ecja rreth lopëve në fshatin tim, sot jam këtu duke i stërvitur lojtarët më të mirë në botë. Unë kam folur me lojtarët dhe vullneti që ata e kanë është i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm” – tha mes tjerash Setien gjatë prezantimit të tij.

Nga faqja zyrtare e klubit të Barcelonës në ‘Twitter’ kjo është vlerësuar si thënia e ditës.

“Fillimisht dua ta falënderoj Presidentin Jose Bartomeun dhe të gjithë që më besuan që unë të jem këtu. Ishte një nga ëndrrat e mija që të vija këtu, është një ditë emocionuese për mua. Jam i ngazëllyer me projektin që ka klubi” – ka theksuar mes tjerash trajneri i ri, Quique Setien./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë