Loading…

Serbia nuk lejon asnjë mall të hyn në Kosovë, i bllokon kufijtë

  • 21/03/2020 | 10:47

Serbia nuk lejon asnjë mall të hyn në Kosovë, i bllokon kufijtë

Tri vendkalime kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë mbyllur nga ana e Serbisë, pas një vendimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga dita e premte në ora 14:00, të paktën për 48 orë dhe tutje deri në një vendim tjetër janë mbyllur pikat kufitare me Kosovën, në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, nga ana e Serbisë.

Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës kanë marrë informacione për mbylljen e kufirit me Serbinë nëpërmes të qytetarëve, të cilët janë përpjekur që të premtën pas ores 14:00 ta kalojnë kufirin në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare dhe të hyjnë në Kosovë, por që nuk kanë arritur, për shkak se siç kanë thenë ata i ashtuquajturi “vendkalimi kufitar i integruar” është mbyllur nga ana serbe.

Siç ka mësuar “Kossev”, MUP-i serb ka lëshuar urdhëresën të gjitha ekipeve policore në vendkalimet kufitare me Kosovën se që nga dita e premte në ora 14:00 janë mbyllur për të paktën 24, përkatësisht 48 orë e deri tutje në ndonjë vendim tjetër. Presidenti i Serbisë, Aleksndër Vuçiq, në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha vendkalaimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve, përveç për kamionë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë