Loading…

Rriten të hyrat mujore për mësimdhënësit e angazhuar para luftës

  • 14/12/2019 | 22:41

Rriten të hyrat mujore për mësimdhënësit e angazhuar para luftës

Të hyrat mujore për mësimdhënësit që dhanë kontribut në arsimin e paraluftës, do të jenë nga 19 deri në 74 euro më shumë, transmeton Gazeta Metro.


Mësimdhënësit të cilët vazhduan punën gjatë periudhës 1990-1999 në të ashtuquajturën ‘Sistem paralel i arsimit’, do iu kompenzohet në shumë të caktuar kontributi të cilën e kanë dhënë.

Këtë e thotë edhe Bahri Xhaferi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka treguar për ‘Klan Kosova’ se nga kur do të fillojë periudha e pagesës.

‘Për nëntë vite është diku 70 euro, ndërsa për një vit shkon më pak, ndërsa pagesa është bërë konform kornizës ligjore që është duke u zbatuar. Do të ketë periudha e pagesës nga muaji prill deri në muajin nëntor, ndërsa kërkesa që bëhet nga një dhjetori e tutje, pagesa e tyre do të bëhet nga dhjetori’.

Për këtë lajm ka reaguar edhe krye-sindikalisti i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i cili beson që ky proces do të filloj para vitit të ri.

‘ Jam i sigurt që para vitit të ri punëtorët e arsimit të viteve të 90’ta do të marrin pensionin, do të marrin shtesën mbase jo 95 sa e kanë pritur por 74’, ka përfunduar Jasharaj.

Kostoja e zbatimit të ligjit për vitin 2019 do të ketë 6.6 milion euro dhe për vitin 2020 rreth 7.4 milionë euro.

Sa i përket numrit të mësimdhënësve të cilët ishin të angazhuar në procesin mësimor gjatë kësaj periudhe, llogaritet të jetë rreth 23 mijë. /gazetametro.net  

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë